Boiken Abazi i përgjigjet Krasniqit

11.01.2018 23:46:23

Anëtari i lëvizjes Vetëvendosje nga Tirana, Boiken Abazi, ka folur pas atyre që i ka thënë ish-deputeti i lëvizjes Vetëvendosje, Florin Krasniqi, sipas të cilit secili duhet të kontribuojë fillimisht në vendin ku ka lindur.

“Meqenëse miku ynë, Florin Krasniqi, këshillën që mos të angazhohem në Kosovë nuk ma ka thënë kurrë kur jemi takuar bashkë, por ma thotë sot përmes TV, kam një pyetje: Florin, tash qe Dardan Molliqaj vjet ka marrë nënshtetësinë e Republikës së Shqipërisë me adresë banimi te shtëpia ime në Tiranë, Molliqaj me origjinë nga Deçani e banues ne Prishtinë, ku do duhej te angazhohej sot Molliqaj?”, ka shkruar ai.