Bojkoti i Listës Serbe nuk e rrezikon koalicionin

10.10.2016 10:49:01

Bojkotimi i Kuvendit të Kosovës dhe Qeverisë nga Lista Serbe, nuk e rrezikon koalicionin qeverisës.

Kështu janë shprehur kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, dhe nënkryetari i LDK-së, Ismet Beqiri. Ata deklarojnë se ky bojkotim do t’u bëj dëm vetëm serbëve, pasi Qeveria dhe Kuvendi i kanë numrat për të funksionuar, transmeton lajmi.net

“Nuk e rrezikon aspak koalicionin dhe punën e kuvendit por bojkoti nuk është zgjidhje, por nuk është as zgjidhje për vetë serbët”, është shprehur Veseli.

“Lista serbe nuk mund të shantazhojë dhe të na imponojë zgjidhje që janë e drejtë e jona. Ata duhet të mësohen që me kërcënime nuk mund të bëjnë asgjë”, ka thënë Beqiri. /lajmi.net