Borë e shi, ky është parashikimi i motit për pesë ditëve të ardhshme

25.12.2019 19:36:47

Ditëve në vijim mot i ftohtë, kryesisht me vranësira, kohë pas kohe me shi, e në vise malore borë. Në fundjavë vijnë ditët e akullta.

Ditëve të ardhshme vendi ynë mbetet nën ndikimin e fushave të presionit të ulët mbi Detin e Zi, që kushtëzojnë mot kryesisht me vranësira, derisa nga veriu i kontinentit do të shtrihen masa të ftohta ajrore, bën të ditur Prishtina Weather.

Shërbimi i meteorologjisë njofton se “në fundjavë një turbullirë nga zona polare, do të zbresë mbi rajon, që do të diktojë mot të ftohtë, kryesisht të vranët, e kohë pas kohe mund të priten edhe reshje të dobëta bore. Nga dita e diel, temperaturat në të dy vlerat ekstreme do të mbeten nën 0C”.

Sipas PW, në ditët e ardhshme, parashihet që të ketë qarkullim të mjaftueshëm ajror, që do të mbajë vlerat e cilësisë së ajrit rreth vlerave mesatare dhe të mira. Kohë pas kohe mund të kalojnë edhe në vlera të pashëndetshme.

Parashikimi për datat 26-30 dhjetor:

26.12 – Kryesisht me vranësira. Kohë pas kohe priten reshje të dobëta shiu, e në vise kodrinore-malore borë.

27.12 – Kryesisht me vranësira. Rreth viseve malore mundësi për reshje të dobëta bore.

28.12-29.12 – Në fundjavë do të mbajë mot i ftohtë dhe kryesisht me vranësira. Të shtunën kohë pas kohe priten reshje të dobëta bore. Ditën e diel vende-vende mundësi për reshjet të dobëta bore.

30.12 – Ftohtë dhe kryesisht me diell.

Do të fryjë erë mesatare nga veriu-veriperëndimi 5-9m/s.

Shtypja atmosferike gradualisht do të shënojë rritje mbi vlera normale.