Bosnje-Hercegovina regjistron 19 të vdekur dhe 293 raste të reja me coronavirus

15.09.2020 17:45:11

Në Bosnje dhe Hercegovinë (BH), 19 njerëz vdiqën në 24 orët e fundit dhe u regjistruan 293 raste të reja të infeksionit me coronavirus.

Nga ai numër, 235 janë infektuar rishtazi në Federatën e BH-së, ku u regjistruan gjithsej 17 vdekje.

Në Republikën Serbe, 57 të sapo infektuar dhe dy vdekje u regjistruan, shkruan klix.ba.

Në Federatën e BH-së, 1,733 mostra u testuan dhe rastet e reja të infeksionit u regjistruan në të gjitha kantonet në Federatë, përveç në Bosnjë-Podrinje dhe Posavina.

Gjithsej 138,296 mostra janë testuar në Federatë deri më tani, dhe SARS-CoV-2 është konfirmuar te 15,285 individë.

Aktualisht janë 3.767 raste aktive me coronavirus. Numri i përgjithshëm i vdekjeve në Federatën e BH-së është 426, 281 burra dhe 145 gra.