Bota tani është një vend më i mirë, Facebook nuk do të tregojë numrin e pëlqimeve

03.09.2019 14:44:42

Gara për të fituar më shumë pëlqime dhe vëmendje në rrjetet sociale ka ndikuar negativisht në shëndetin mendor të adoleshentëve

San Diego,02 shtator 2019
Aplikacioni social shqyrton fshehjen e numrin e pëlqimeve nga faqja kryesore (News Feed) për t’i ndihmuar përdoruesit që të ndjehen më pak jointeresant në kohën kur disa persona që synojnë pëlqime bëhen depresiv nga shkaku i mungesës së interesit për postimet e tyre, .

Sipas një raporti të uebfaqes për teknologji DigitalTrends, kodi i zbuluar këtë javë nga studiuesi i aplikacionit Jane Manchun Wong sugjeron që gjigandi i rrjeteve sociale po shqyrton testimin e sistemit në kuadër të aplikacionit të tij në Android.

Facebook më pas e konfirmoi për revistën për teknologji TechCrunch se planifikon që së shpejti të fillojë testimin e sistemit.

Drejtori ekzekutiv i Facebook, Mark Zuckerberg, para disa muajsh tha se dëshiron që përdoruesit të jenë “më pak të interesuar se sa pëlqime merr një postim dhe të jenë më të fokusuar në ndërlidhjen me njerëzit tjerë”.

– Lidhja mes rrjeteve sociale dhe depresionit

Gara për të fituar më shumë pëlqime dhe vëmendje në rrjetet sociale ka ndikuar negativisht në shëndetin mendor të adoleshentëve gjatë viteve

Sipas një studimi të kryer nga Jean Twenge, profesor i psikologjisë në Universitetin Shtetëror San Diego, botuar në revistën shkencore “Clinical Psychological Science” në vitin 2017, është dyfishuar numri i adoleshentëve që përdorin pajisjet elektronike për të paktën pesë orë në ditë, nga 8% në vitin 2009 në 19% në vitin 2015.

Shanset që këta adoleshentë të kenë mendime ose veprime vetëvrasëse ishin 70% më të mëdha në krahasim me ata që thanë se përdorin pajisjet elektronike një orë gjatë ditës.

Në vitin 2015, 36% e të gjithë adoleshentëve raportuan se ndjehen të dëshpëruar, të pashpresë ose me gjasa për të kryer vetëvrasjeve, që ishte një rritje në krahasim me vitin 2009, kur kjo përqindje ishte 32%. Përqindjet ishin më të larta për vajzat, 45% në vitin 2015 krahasuar me 40% në vitin 2009.

Në vitin 2009, 58% e vajzave të moshës rreth 16-vjeçare përdornin rrjetet sociale gati çdo ditë, ndërsa në vitin 2015, kjo përqindje ishte 87%.

Edhe lëvizja e shkallës së depresionit ishte e ngjashme, pasi ata që përdornin më shpesh rrjetet sociale për 14% kishin më shumë gjasa për të qenë depresiv në krahasim me ata që përdornin më pak rrjetet sociale.

Pergaditi: Sylejman Morina