Botërori në futboll , jeta politike dhe Kosova

24.06.2018 21:06:04

Nga Skënder MULLIQI

Sigurisht së futbolli është lojë shumë e bukur, e pambaruar sikur që është edhe poezia. Ngjarjet madhore në futboll janë Kampionati Evropian dhe Kampionati Botëror qe po zhvillohet ne Rusi . Kjo lojë e bukur mban “ peng” miliona shikues para ekraneve televizive në kohen kur mbahen ato . Historiku i futbollit mban mend shume lojtarë cilësor e që vargu i tyre është shumë i gjatë që ti permendim të gjithë. Këto takime futbollistike e kan rëndesinë e veqantë së për disa kohë ofrojnë kombe e raca të ndryshme nga mbare bota . Ideja e një bote të përbashket , të një bote të civilizuar dhe pa luftëra nuk duket që është shumë afer. Pa marr parasysh përcaktimet politike të shteteve të botës , pa marr parasysh zhvillimin e tyre ekonomik dhe politik , nuk po shohim një barabarësi, nuk po shohim që po gjendet një gjuhë e përbashkët në zgjedhjen e problemeve të ndryshme politike, ideologjike dhe te ecurive ekonomike .Në botën moderne koncepti shtet shumë është problematizuar , transformuar , dhe po ka kuptim vetëm në ngjarjet e mëdha sportive …Futbolli dhe qdo ngjarje tjetër sportive e karakterit ndërkombëtar i ofrojnë popujtë , njerëzit relaksohen nga perditshmeria për disa ditë.Çdo gjë në këtë botë ka lidhshmeri njera më tjetrën ,kështu edhe sporti e politika , ekonomia e ndodhit të tjera. Kur është në pyetje Kosova që neve na intereson më shumë , nuk po kemi unitet , shumë probleme të karekterit zhvillimor e politik nuk po kan koncenzus nacional .Ideali i elitës politike po është shoqëri pa opozitë të mirëfilltë, nuk po durohet kritika e bazuar në argumente .Pozita po kërkon që të udhëheq më shtetin e pa penguar nga askush, sikur të bëhët fjalë për pronë private, e jo për shtet ku kan hise të gjithë .Po krijojmë një shoqëri jo impulsive , një shoqëri e cila gjithnjë e më shumë po deformohet në mbrendi të saj. Kur një shoqëri përqafon diqka të tillë, sigurisht së nuk kemi ka i ikim stagnimit dhe rrezikut per shpartallim si shtet. Një Kosovë të tillë nuk e dëshiron askush.Po mungojnë ndryshmet përmbajtësore në krye të partive politike , nuk po ju lejohet forcave të reja dhe kreative që të udhëheqin më to ,dhe më pushtetin. Kjo gadishmeri duket së është ende shumë largë. Reformimi i subjekteve shtetformuese është bërë e domosdoshme , nese ja deshirojmë të mirën këtij vendi i cili nuk i ka punët mirë.Është qudi e madhe së si nuk po kemi ende një vetëdijësim shumë më të madh të qytetarëve që këtë gjendje të pashpresë ta ndryshojnë për të mirën e tyre dhe të shtetit të Kosovës. Nuk kam dijeni që ndonjë organ apo sistem ka mbetur i pavarur nga politika ditore ? Jemi bërë servis i pushteteve të cilat po ndrrohen , dhe të cilat po veprojnë më logjikën e diktatit. Unë nuk di se ku ka më shku gjendja me keq ekonomikisht dhe politikisht , e mos të të reagohet nga populli. Kjo është për studim , kur dihet së në shtetet e zhvilluara Perëndimore reagimet për pa drejtësite edhe më të vogëla i kan të fuqishme. Ky popull thua së klinikisht ka vdekur siq thuhet në zhargonin mjekësor.Dikush sigurisht së është fajtor për këtë gjendje të keqe të krijuar politike dhe veqmas ekonomike në Kosovë të pas luftës? Deri më tash askush nuk dha ndonjë përgjigje ,dhe askush nuk dha përgjegjësi politike , morale e penale.Është për çdo kritikë së si qytetarët e kan humbur fuqinë së qka po ndodhë më ta dhe shtetin të cilin nuk po e ndërtojmë mirë. As nuk po kuptohet apo nuk ekziston interesimi të kuptohet së për qka është fjala. A është e mundur të zhvillohet një ndeshje futbollistike vetëm më një ekip? Sigurisht së jo.Që kjo të kuptohet në menyrën më të mirë të mundshme , duhet të paramendohet një ndeshje futbolli në të cilën një skuader vetëm simulon më praninë e saj , dhe skuadra rivale natyrshem delë fituese. Pa lojë aktive deri në fund nuk arrihet fitorja , nuk arrihet rezultati i dëshiruar. Ky krahasim vlenë edhe për njeriun tonë i cili pa asnjë arsye është dorëzuar para pushteteve denigruese . Kësaj i thonë dorëzim, dezertim dhe diletantizem. Edhe jeta është lojë për të cilën duhet angazhuar deri në fund për ta bërë ate më të mirë .Modeli më i mirë janë gjermanet, si në sport, politikë , ekonomi e në secilën sferë të jetës , model së si luftohet për shtet dhe për një jetë shumë më të lumtur .Nuk është e mjaftueshme nese nuk u beson pushteteve . Si në sport që nuk është e njejtë fitorja dhe humbja…