Bregu i Lumit/ Balliu – banorëve: Merrni hunjtë dhe mbroni shtëpitë!

08.04.2019 16:58:19

“Qytetarët duhet të mbrojnë shtëpitë e tyre me çdo mjet të mundshëm. Kjo është rruga e vetme që i ka mbetur qytetarëve shqiptarë, kur nuk ka shtet, nuk ka gjykatë, nuk ka ligj”.

Kjo ishte një pjesë e deklaratës së ish-deputetit të PD-së, Klevis Balliu nga Bregu i Lumit, ku sot u gjend përkrah banorëve që kundërshtojnë shembjen e banesave të tyre, në kuadër të projektit të “Bulvardin e Ri”.

Për Balliu, veprimet e deritanishme janë në kundërshtim me ligjin dhe kushdo që i zbaton do të përballet me drejtësinë.

“Nuk ka asnjë diskutim mes banorëve dhe Bashkisë apo institucioneve shtetërore. Si ka mundësi që ky kryebashkiak nuk vjen të diskutojë me banorët? Në kushte të tilla i mbetet banorëve që të reagojnë me çdo mjet për të mbrojtur shtëpitë e tyre”, tha Balliu.