Brenda tri ditësh, dy vëllezër nga Suhareka humbin jetën nga COVID-19

27.12.2020 14:53:44

Familja Bytyqi nga Suhareka brenda tri ditësh ka humbur dy anëtarë, vëllëzërit Nurish dhe Hysen Bytyqi, të cilët kanë ndërruar jetë si pasojë e COVID-19.

Hysen Bytyqi ndërroi jetë të premtën, kurse Nurish Bytyqi ka vdekur sot (e diel), pasi ishin infektuar me coronavirus.

Vdekjen e vëllezërve Bytyqi e ka konfirmuar Bali Muharremaj, kryetar i kësaj komune.

“Ne ishim tek familja në të pame për njërin djalë, i cili iu kishte vdekur si pasojë e COVID-19. Kuptuam që edhe sot iu ka ndërruar jetë djali tjetër edhe ai ishte i prekur nga koronavirusi”, ka thënë Muharremaj për Klan Kosova.

Dy vëllëzërit ishin të njohur me bizneset e tyre në qytetin e Suharekës. Njëri merrej me artari, kurse tjetëri me hotelieri.