Breshër i madh në Drenas

02.06.2018 19:32:04
Breshër ka rënë sot në një fshat të Komunës së Drenasit.

Breshër i madh ka rënë pasditen e sotme në fshatin Kishnarekë të Drenasit.

Banorët thonë se dëme të shumta janë shkaktuar në kulturat bujqësore.

Për shi e breshër raportohet edhe në disa pjesë tjera të vendit përfshirë Vushtrrinë.