Britania e Madhe hap rrugën për kosovarët, lejohen të gjitha llojet e udhëtimeve

09.07.2021 15:33:26

Zyra e Zhvillimit të Jashtëm dhe të Komonuelthit (FCDO) të Mbretërisë së Bashkuar ka hequr Kosovën dhe 23 shtete të tjera nga lista që i këshillon udhëtarët të mos udhëtojnë në këto vende.

Paralajmërimet e udhëtimit janë hequr edhe për SHBA-të, Spanjën, Francën dhe Ishujt Grekë, që do të thotë se udhëtarët britanikë mund të lëvizin lirë drejt këtyre vendeve.

Departamenti paralajmëron gjithashtu qytetarët të mos udhëtojnë drejt vendeve të caktuara për shkak të rreziqeve të ndryshme, të tilla si coronavirusi dhe konfliktet.

Italia ka mbetur në listën e kuqe dhe tifozët e saj të futbollit janë këshilluar të mos udhëtojnë drejt Londrës për të ndjekur finalen e kampionatit evropian mes Anglisë dhe Italisë.

Ndryshe, Gjermania ka bërë të ditur se ka hequr nga listat e kuqe qytetarët e Kosovës.