Britania: Merrni pjesë në votime dhe shmangni dhunën

04.05.2017 09:11:25

Mbretëria e Bashkuar në Tiranë i ka bërë thirrje të gjitha partive politike të angazhohen në mënyrë konstruktive për të siguruar pjesëmarrje të plotë në zgjedhjet e ardhshme.

Në një njoftim për mediat, ambasada deklaron: “Do të ishte për të ardhur keq nëse partitë zgjedhin të mos marrin pjesë. Votuesit shqiptarë meritojnë të kenë një proces zgjedhor që t’i garantojë mundësi sa më të gjerë zgjedhjeje. Mbretëria e Bashkuar iu bën thirrje të gjitha partive politike të garantojnë shmangien e dhunës gjatë periudhës parazgjedhore dhe gjatë vetë ditës së zgjedhjeve”.