Britania nuk ka mbyllur shkollat, nuk ka ndaluar tumimet masive, ndonëse ka më shumë se 800 raste koronavirusi

14.03.2020 13:08:01

Nga Muhamet Hamiti

Britania e Madhe ka më shumë se 800 raste të konfirmuara të njerëzve me koronavirus, ndonëse Qeveria beson se ka ndërmjet 5000 dhe 10000 njerëzve me koronavirus. Ka 11 raste të vdekjes së njerëzve nga ky virus.
Megjithatë, shkollat nuk janë mbyllur në Britani të Madhe. Tubimet masive nuk janë ndaluar. Janë marrë masa të kufizuara (për higjienë, pastrimi i shpeshtë i duarve), vetizolimi në shtëpi raste të simptomave.
Strategjia që po ndjek Qeveria britanike në përballje me pandeminë e koronavirusit është e ndryshme nga strategjia e shumë vendeve, të cilat u përmbahen udhëzimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Nuk është strategji e frenimit/sprapsjes (containment), por e arritjes së imunitetit të turmës (herd immunity), simbas të cilës nëse mbi 60 përqind e popullsisë preken prej virusit, popullsia imunizohet për të ardhmen.
Mendimi i këshilltarëve për shkencë e mjekësi të Qeverisë, Sir Patrick Vallance dhe Profesor Chris Whitty, është tepër herët të ndërmerren kufizime të ashpra në këtë fazë.
Sir Patrick Vallance dhe Prof. Whitty kanë këshilluar kundër pezullimit të tubimeve masive. Simbas modeleve të tyre kompjuterike kjo do të ishte më pak efektive dhe më çrregulluese sesa masat që kanë sugjeruar.
“Ka më shumë gjasa që njerëzit të marrin virusin nga ndonjë anëtar i familjes apo mik në një hapësirë të ngushtë sesa në një hapësirë të madhe [si në stadium sportive]” ka thënë Sir Patrick.
Këta dy këshilltarë kanë udhëzuar kundër mbylljes së shkollave, mbasi koronavirusi afekton fëmijët më pak, sipas tyre.
Kjo strategji e Qeverisë britanike është kritikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, qarqe politike e profesioanle, por edhe nga gazeta prestigjioze “