Britani/ Policia bastis 7 “ferma” kanabisi, arrestohen 3 shqiptarë

04.02.2019 18:31:36

500 mijë paund do të ishin të ardhurat që do të arrinin të fitonin shqiptarët që kultivonin kanabisin në fotot e mëposhtme, në banesa të përshtatura si “ferma” për rritjen dhe tharjen e lëndës narkotike.

Për të goditur grupin është dashur ndërhyrja e më shumë se 50 oficerëve të policisë, në operacion që u zhvillua të premten e kaluar. Policia synonte të ndalte tregtinë e drogës në Peterborough dhe ia doli të asgjësonte 600 bimë kanabis, në faza të ndryshme të rritjes, të cilat u gjetën gjatë bastisjeve në shtatë prona në zonën e Brettonit.

Të arrestuarit janë të moshës 19, 22, 23, 27 dhe 49 vjeç. Ata janë të gjithë nga vendbanime të ndryshme.1 of 5  

Shqiptarët e arrestuar janë Adrian Pepaj, 22 vjeç, i akuzuar edhe për posedimin e dokumenteve të rreme të identifikimit, Kledian Lezaj, 27 vjeç dhe Sokol Sakuta, 23 vjeç, banues në Drayton.

Dy të fundit akuzohen vetëm për prodhimin e kanabisit. Mediat britanike nuk i bëjnë të ditura emrat e dy personave të tjerë të arrestuar.

“Qëllimi ynë ishte të pengonim rrjetet e organizuara kriminale që përdorin të ardhurat nga bujqësia e kanabisit për të financuar kriminalitet në shkallë më të gjerë brenda komuniteteve tona”, tha rreshteri Jason Hancock, nga skuadra (