Britney Spears zbulon emrin e albumit dhe datën e publikimit (FOTO)

03.08.2016 19:34:10
Një periudhë e re për Britney Spears!
Princesha e muzikës pop më në fund do të sjellë diçka të re.

Fansat po presin me padurim muzikë të re nga Britney dhe ajo sapo ka zbuluar se publikimi i albumit të ri nuk do të vonojë shumë, përcjellë lajmi.net.

Britney ka treguar se albumi do të ketë emrin “Glory” (Lavdi) ndërsa do të dalë në shitje më 26 gusht të këtij viti.

Poashtu, Spears ka theksuar se ky album sjell fillimin e një periudhe të re në karrierën e saj.x