Brohoritjet “UÇK, UÇK” në Kumanovë

20.11.2016 23:51:59

Përderisa është duke u zhvilluar fushatat zgjedhore në Maqedoni, nënkryetari i BDI-së, Artan Grubi ka zgjedhur Kumanovën që të promovojë politikat e BDI-së.

Ai para mijëra të pranishmeve ka brohoritur “UÇK, UÇK (Ushtria Çlirimtare Kombëtare), duke thënë se ishte Ali Ahmeti, lideri i BDI-së, ai që themelojë ushtrinë e shqiptarëve të Maqedonisë.

Mirëpo, një thirrje e tij nga Grubi është vlerësuar “si skandaloze” nga mediat serbe, transmeton lajmi.net.

Beta, B92, Tanjug, Blic dhe media tjera më të vogla në Serbia e kanë ngatërruar, duket qëllimisht, thirrjen e Grubit, duke aluduar në atë se ai brohorit “Ushtria Çlirimtare e Kosovës”.

“Skandal në Maqedoni: UÇK, UÇK… UÇK është Shkupi, Tetova…”, është titulli i mediave serbe.

“Zyrtari i lartë i BDI-së, Artan Grubi në promovimin e kandidatëve për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Maqedoni ka filluar të brohoras Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, shkruajnë mediat serbe, transmeton lajmi.net.

Këto media, që ju referohen atyre në gjuhën maqedonase, tutje shkruajnë se fjalët kryesore e shqiptarëve të Maqedonisë në këtë fushatë zgjedhore është “UÇK” dhe “integrimet euro-atlantike”. /Lajmi.net/