Buffon: Dua të mësoj nga Neuer, më përmirëson

30.03.2017 10:08:03

Gianluigi Buffon ka surprizuar me fjalët më të fundit për gjermanin Manuel Neuer. Portieri i Juventusit ka pranuar se, duke parë numrin 1 të Bayern-it, mëson prej tij.

“Neuer është një portier fantastik, fuqia e të cilit nuk varet thjesht nga fiziku mbizotërues. Ai ka një stil ndryshe nga ne të tjerët dhe unë e vlerësoj shumë për këtë, sidomos për rezultatet e arritura.

Nganjëherë e shoh, sepse dua të mësoj prej tij dhe të përmirësohem”, – është shprehur ai.39-vjeçari Buffon ende e vlerëson konkurrencën. “Në sport, gjithmonë duhet të përmirësohesh, ashtu si në jetë. Kjo të ndihmon të fitosh siguri në përballjen me njerëzit dhe botën. Jam i lumtur për jetën që kam.

Jam i gatshëm të konkuroj në çdo lloj sfide dhe me çdokënd. Është e rëndësishme që të jesh i lumtur me punën në skuadër dhe t’i respektosh shokët e tu të skuadrës. Kjo është e vetmja rrugë për t’u rritur”, – ka shtuar portieri i kombëtares italiane.