Bufon pezullohet 3 ndeshje nga UEFA, por PSG-ja më pranë

05.06.2018 23:07:01
Juventus' Italian goalkeeper Gianluigi Buffon (2L) argues with the referee during the UEFA Champions League quarter-final second leg football match between Real Madrid CF and Juventus FC at the Santiago Bernabeu stadium in Madrid on April 11, 2018. / AFP PHOTO / OSCAR DEL POZO (Photo credit should read OSCAR DEL POZO/AFP/Getty Images)

Tre ndeshje skualifikim. Është kjo masa disiplinore që ka marrë UEFA për ish portierin e Juventusit Gianluigi Buffon. 40-vjeçari i shpëton kështu një dënimi ekzemplar pas deklaratave fyese që Buffon përdori ndaj gjyqtarit anglez Oliver në fund të çerekfinales së kthimit ndaj Realit të Madridit në Champions League. Merr fund në mënyrën më të mirë pritja e gjatë për Buffon me Paris Saint Germainin që e pret tashmë portierin italian. Buffon sipas të gjitha gjasave do të firmosë kontratën 2-vjeçare me kampionët e Francës siç ka rënë parimisht dakort me një pagë prej 8 milionë eurosh në sezon.

E vetmja pengesë mund të vijë sërish nga UEFA, në rast se qeveria e futbollit europian vendos ta ndëshkojë me një gjobë të majme PSG-në për shkak të fair play-it financiar. Buffon pritet të transferohet kështu te Paris Saint Germain me shpresën që në këto 2 vite të fundit të karrierës së tij si futbollist të ngrejë lart trofeun e UEFA Champions League.Në sezonin e ardhshëm të Championsit 40-vjeçari do të mungojë në 3 ndeshjet e para të fazës së grupeve.