BUJAR BUKOSHI PENG I XHAVIT HALITIT.

28.05.2018 21:45:54

+Vraje,jo mos e vraj së na duhet,të ky janë parat+

Bujar Bukoshi është një njëri mjaftë kontradiktor dhe tinxar.Kur Ibrahim Rugova e formoi qeverin ne egzil ia vuri syrin Bujar Bukoshit qe ta bënte Kryeministër sepse kishte njëfarë besimi në te.Derisa lufta vazhdonte Bujar Bukoshi me ministrat e tij e bënte kokrren e sefasë ,mblidhnin sa mujshin para ne Fondin e 3% u mblodhën me milion marka.Nganjëherë ia qonte ka ndonjë selam Sllobodan Millosgeviqti se është ne gjendtje ti hedhë ne Kosovë edhe deri në 300 mij luftëtar,qe kurr se bani.Më vonë Bujar Bukoshi u rebelu dhe ndaj Presidentit Rugova,filloi ta shantazhoi ate duke ia ndalë financat.Ai atje vepronte ne krye në vehte.

Ditet e fundit kur Anton Quni e lëshoi bombën midis Parlamentit të Kosovës duke e akuzuar shefin e Shtabit të Rognerit Xhavit Halitin së i kishte marrë miliona e milona para nga Koloneli Ahmet Krasniqi i cili këtë edhe e pagoi me jetë. Xhavit Halitit i humbi rahatia 18 vjeçare si Nenkryetar i Parlamentit,ai u prishë,u qartë.Këtë te dhenë askush nuk e mohojë,por e pohuan të gjitha ata qe e dinin këtë punë.Këtë nuk e pranonte vetem Xhavit Haliti i cili në stilin e tij te njohur vetem thoshte se këto janë rrena,po rreni,etj.

Së fundi ne këtë dallavere e futi edhe Bujar Bukoshin Kryeministrin në egzil së a mos po mundët ai më i ndihmu me e la nga gjynahet e palame.Xhavit Haliti në debat televiziv deklaroi hapatas pa fije turpi së ai gjatë luftës ia paska shpetu jetën Bujar Bukoshit,Pse,nga kush,nga serbet jo,sepse Bukoshi ishte ne ekzil,por paska nejtë pak edhe ne Tiranë.E bash ne qatë kohë, ne Tiranë Bukoshi na paska qenë i rrezikuar për jetën.Pra,psëkan deshtë me e vra,me e likujdu,por ai si Shefi i Klanit te Rognerit i paska pas dijtë së kush janë vrasësit dhe i paska ndalë të mos e vrasin.Po,pse ky njeri nuk i ndali qata vrasës të mos e vrasin edhe Kolonelin Ahmet Krasniqin,apo paska dashtë ta vrasin,sepse parat veç janë marrë,nuk ju duhet më gja,kurse i paska ndalë qe te mos e vrasin Bukoshin,sepse ai na duhet te ai janë parat.Nuk thonë badihava se:”shtisi është më i keq së vrasesi”

Turr e vrap mediat e gjetën dhe e pyetën Bujar Bukoshin së ku meten gjitha ato para te 3% dedikuar luftës,kah shkuan,ku u avulluan,por e pyetën edhe se si ia ka shpetu jetën Xhavit Haliti.Bujar Bukoshi si gjithëherë që eshtë njeri i mluëm,i padukshëm tha shul shqip:”i kamë ndegjuar deklaratat e Xhavit Halitit,por nuk dua te flasë,nuk dua te mërrëm me ato që thotë Xhavit Haliti,por tha edhe këtë së.”do të merrni vesh pas 4-5 muajve”.
Krejtë në fund shtrohet pyetja pse te dalë e verteta pas 4-5 muajve.Çka mshifët pas kësaj,a mos është Bujar Bukoshi peng i Xhavit Halitit i cilin nuk po guxon te prononcohet qe tani,a mos vallë ka dore edhe vete Bujar Bukoshi në këto dallaveret rreth pazarit të parave dedikuar luftës.Këtë e dijnë vetem këta dytë, por siç thonë edhe një zot qe e kemi përmi.Po e lus Zotin e Madh qe Bujar Bukoshi të këtë shendet te mirë e pas 4-5 muajve te na tregoi,ashtu siç tha edhe vete.Besoj se do ta mbajë fajalën.