Bujqit në Maqedoni akoma nuk kanë marrë subvencionet për vitin e kaluar

04.02.2017 20:51:03

Vonohet pagesa e subvencioneve për bujqit. Shoqata e bujqve nga Qeveria dhe Ministria e Bujqësisë kërkon që tu ndahen fondet që të munden t’i realizojnë të mbjellat pranverore. Për shkak të temperaturave shumë të ulëta, një pjesë e kopshtarëve kanë pësuar dëme të mëdha.

“Përgjigja e ministrit ishte se rregullativa ligjore bie ndesh me pagesën e subvencioneve në këtë periudhë kohore. Kjo do të thotë se përgjigja ishte negative. Për vitin 2016 nuk është paguar asnjë denarë”, deklaroi për Alsat-M, Risto Velkov nga Shoqata e bujqve.

Ekspertët e bujqësisë thonë se nuk ka rendiment të madh dhe eksport të prodhimeve bujqësore pa zbatim të mbrojtjes në kohë, pa masa agroteknike me çka do të sigurohen rendimente të larta dhe prodhim cilësorë