Bukurezë mbi furtuna mbete ti/ Vargje nga Lejla Hoti

17.02.2021 19:08:46

 

Jeti- mes

Ti të beheshe si ne, ne beheshim Ti

Bukurezë

baban ta vranë  në prag të shtëpisë

e nënë e mjere

ish stolisur nuri  nga  kohe shtatzanie

mbaj mend: erdhe ti në jete me të qara e lot,

Sykalter , oh të ngjante  gjithe kaltërsi e detit

ishte në ata sy

Fytyra  shëndriste  prej bardhesisë

Nëna  të soli ne  jete mes dhembjeve e stuhisë

te solli ne  jete dhe zemerthyer iku, shkoje…

Jo pse s të  dëshiroi, por koha ishte ashtu

mbi gruan e ve, leshonte rrufe, leshonte gurë

ajo iku plot dhembje e lotë

e thyer në kete botë…

E ti …

Nje det  kaltërsi vogelushe  mbaje ne sy

ah ç dhembje ndjenim  kur mbete jetime-pa të dy…

Dorë e ligë – lule nuk mbjell, oh, ç llahtari

Llahtari..

Bukurezë do të quaj , se mbijetove

menxyrave  të kohes u bëre ballë

Gjithë farefisi  mbi atë dhembje, lëshonin dashuri

Toka rrotullohej e rrotullohej

Vitet vanë e vinin

Dielli  lëshoi rreze edh e për Ty

u rrite Lule sykaltër e  pafajshme,

Ti qe meritoje një oqean dashuri

Tani pas vitesh

syte e kalter-qe ishin oqean i turbulluar

duken valëze e ngrohtë e qetë

oh, buzeqeshja  jote vogëlushe

një çerekshekulli më pat ndjekë

Mos u habit

here vaje-here buzëqeshje është kjo jetë

Tashme u rrite, Bukurezë..

ngjan në një Princeshë

Dore e jote e bardhë nënshkruan fatin vet

Here-here me ngjan se dielli  lind veç për ty

Sa bukur qenka  kur mbijeton stuhinë

E jetimes i fale ngrohtësi

mbi dhembje pak dashuri

Mora ngjyrë nga  lot i syrit tënd

qe poeme ime  për ty sykalteroshe

të shkoj  në çdo vend

Bota gjithandej ta kuptojë

se kur mbi zemren e lenduar  mbjellë dashuri

s ka si të mos lindë dielli

jeti-me edhe për ty.