Bulliqi, qytetarëve: Ju betohem se dera ime do të jetë e hapur për ju

29.11.2020 23:29:11

foto arkivi

Kryetari i sapo zgjedhur i Podujevës, Shpejtim Bulliqi iu betua qytetarëve llapjanë se do ta kenë gjithmonë derën e tij hapur për ta.

Gjatë fjalimi të tij të shkurtër pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli rezultatet preliminare të zgjdhjeve të jashtëzakonshme në Podujevë, ku Bulliqi fitoi me 51.6 për qind të votave.

“Nga këtu ju betohem që dera ime do të jetë hapur për ju, sepse pushteti lokal është i juaji. Ky pushtet do të përkujdeset edhe do t’iu plotësojë gjitha kërkesat dhe nevojat e juaja”, tha ai