Burgosje në Bosnjë për vrasjet e Vitit 1992

11.11.2016 10:33:52

Gjykata Kantonale në Bihaq ka dënuar Goran Soviljin dhe Petar Galiqin me një total prej 17 vjetësh burg për krime në Kljuc të Bosnjës.

Një gjykatë në Bihaq ka dënuar dy serbë të Bosnjës Goran Soviljin dhe Petar Galiqin me dhjetë dhe shtatë vjet burg për vrasjen e një civili boshnjak Mehmed Harambasiq dhe shkatërrim të pronës së tij në Kljuc në vitin 1992.

Vendimi kundër dy ish-anëtarëve të Ushtrisë Serbe të Bosnjës, VRS, u dha në fund të rigjykimit të tyre, të cilin Gjykata e Lartë e Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës FBiH e urdhëroi pasi rrëzoi vendimin e mëparshëm që e dënonte secilin prej tyre me nga dhjetë vjet burg.

Sipas vendimit, më 31 maj 1992 Sovilj dhe Galiq shkuan në shtëpinë e Harambasiqit në Sanica në Komunën e Kljucit, pinë alkool në bujtinën e tij dhe pastaj e nxorën atë jashtë. Sovilj u shpall fajtor se qëlloi katër plumba drejt Harambasiqit. Vendimi thotë se Sovilj dhe Galiq më pas vodhën automjetin e personit të vrarë.

“Përsa i takon Petar Galiqit, gjykata ka pranuar të gjitha akuzat dhe veprimet e specifikuara në aktakuzë, përveç akuzës se ai vrau Mehmed Harambasiqin,” tha kryetarja e trupit gjykues Fikreta Hadziq.

Palët kanë të drejtë të apelojnë kundër vendi.