Bursa për 73 nxënës dhe studentë të Obiliqit (Foto)

16.11.2016 15:55:28

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi së bashku me Drejtorin e Arsimit, Agim Spahiu ishin prezent në shpërndarjen e bursave për studentë dhe nxënës të shkollës së mesme profesionale – teknike “Hasan Tasini”.

Studentë përfitues të bursave ishin 50, ndërsa të shkollës së mesme profesionale ishin 23 nxënës me sukses të shkëlqyeshëm.

Kryetari i Komunës, Xhafer Gashi i uroi studentët dhe nxënësit për suksesin e arritur, duke shtuar se në të ardhmen presin nga ata suksese të reja pasi që mund të jenë udhëheqës të vendit./Lajmi.net

15129929_10211138951372731_1990567006_n