Bursa studimi, punë praktike dhe mundësi punësimi për studentët e Kolegjit Iliria nga ELKOS Group

04.05.2018 17:49:00

Kolegji Iliria ka nënshkruar marrëveshjes bashkëpunimi me kompaninë Elkos Group.

Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është që studentëve të Kolegjit Iliria, t’ju mundësohet bursa studimore, punë praktike e profesionale dhe mundësi për vizita studimore në kompaninë “ELKOS Group”.

Kjo marrëveshje është arritur si rezultat i bashkëpunimit reciprok ndërmjet Kolegjit ILIRIA dhe Kompanisë ELKOS Group.

Me këtë rast, pronari dhe drejtori gjeneral i kompanisë Elkos, Ramiz Kelmendi para të pranishmëve foli lidhur me sfidat dhe mundësitë deri me shënimin e 30 vjetorit të kompanisë ELKOS Group, duke prezantuar zanafillat e biznesit, etapat e zhvillimit, proceset funksionale të prodhimit, eksportimit dhe investimet kapitale në kompani.

Kelmendi prezantoi rrugëtimin e tij të deritanishëm në botën e biznesit dhe industrisë, duke ndarë me të pranishmit momente të sfidave dhe suksese që ka kaluar ndër vite.

Theksoi se suksesi i kompanisë të cilën e drejton tash e tri dekada, nuk është meritë vetëm e tij, por si pjesë e arritjeve të këtij biznesi janë familja dhe bashkëpunëtorët e tij, prezantuar potencialin aktual të kësaj kompanie dhe ndarë planet strategjike të këtij biznesi që pritet të arrihen sipas tij, në pesë vitet e ardhshme.

“Për vitet që lamë pas në kompaninë Elkos, qarkullimi ka qenë mbi 2 miliardë euro, me 2787 të punësuar, tatime të paguara me një shifër rreth 292. Nga planet strategjike në periudhën pesëvjeçare 2018 – 2023 presim që të arrijë në 2 miliardë e 500 milionë qarkullim, ku do të rrisim edhe numrin e të punësuarve”, ka shtuar Kelmendi.

Sekretari i Përgjithshëm i Kolegjit ILIRIA, Arbër Reçi falënderoi dhe çmoi  Kelmendin për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe për mundësitë e cila i është ofruar studentëve të Kolegjit ILIRIA me rastin e vizitës studimore në një nga qendrat prodhuese të Elkos Group.