Bushati kundër Zaevit e Gruevskit, mbron shqiptarët e Maqedonisë

27.02.2017 15:32:20

Nikola Gruevski nuk e pranon dot idenë e një qeverie koalicioni mes LSDM-së në opozitë dhe partive shqiptare, ndaj udhëheqësi i VMRO-DPMNE i ka shtrirë dorën e bashkëpunimit armikut të vet të madh.

Agjencia maqedonase e lajmeve “MIA” raporton se Gruevski është ofruar ta mbështesë Zoran Zaevin për një qeveri të pakicës, nëse ai heq dorë nga kërkesat e platformës së Tiranës, për të cilat pretendon se do ta transformojnë tërësisht Maqedoninë dhe do të çojnë drejt ndarjes së vendit në linja etnike.

Por sot përmes një ligjërate në Univerisitetin “Luigj Gurauqi” në Shkodër, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati i është përgjigjur ish- kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski.

“Shqiptarët nuk janë punëtorë sezonalë në trojet e tyre. Ne jemi të vëmendshëm tu përgjigjemi në kohë kërkesave të tyre. Nuk do të reshtim së theksuari nevojën e zhvillimit të shqiptarëve kudo ata ku jetojnë në respekt të asaj që u takon për më shumë dinjitetit, barazi dhe përfshirje në planin e zhvillimit, e rrjedhimisht më shumë mirëqenie”, tha Bushati.