Bushati në Romë për Call Center: Grup i përbashkët për evidentimin e rrugëzgjidhjes

03.12.2016 12:26:39

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati përmes një postimi në faqen e vet zyrtare nëFACEBOOK bën me dije se gjatë vizitës që po zhvillon në Romë është takuar me homologun e tij Paolo Gentiloni me të cilin ka diskutuar edhe rreth çështjes së shumëpërfolur gjatë ditëve të fundit, atë të call centro.

Sipas Bushatit, bashkë me homologun e tij ranë dakord për të ngritur një grup të përbashkët për evidentimit të rrugëve të zgjidhjes.

“Në Romë me kolegun dhe mikun e mirë të vendit tonë Paolo Gentiloni. Zhvilluam një bisedë të shkëlqyer mbi thellimin e raporteve dypaleshe, si dhe u ndalëm veçanërisht në problematikën e ‘Call Centre’ ku ramë dakord për të ngritur një grup të përbashkët për evidentimit të rrugëve të zgjidhjes. Mirënjohje për mbështetjen e fortë dhe të vazhdueshme të Italisë në rrugën tonë drejt BE-së”, shkruan Bushati.