Cakaj takohet në Lubjanë me homologun e tij slloven

06.07.2020 20:56:31

Rëndësia e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, arsimit dhe turizmit ishte tema kryesore e diskutimit sot në Lubjanë ndërmjet ministrit në detyrë të Punëve të Jashtme të Shqipërisë Gent Cakaj dhe homologut të tij slloven Anzhe Logar.

Në një postim në rrjetet sociale nga ana e ministri Cakaj thuhet se në këtë takim u theksua domosdoshmëria e vazhdimit të reformave për të vijuar më tej në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

“Mirënjohës ndaj Sllovenisë për mbështetjen dhënë Shqipërisë në procesin e rindërtimit pas tërmetit tragjik dhe pandemisë COVID-19”, shkruan Cakaj në Facebook.