Çavkov është i frikësuar të mos ndërpritet komunikimi

20.10.2016 10:08:35

Gjysëm ore para konferencës për shtyp të PSP-së, para MPB-së doli zv.ministri, Oliver Andonov, drejtori i SPB-së, Mitko Çavkov, dhe drejtori i DSK-së ,Vlladimir Atanasovski, të cilët e akuzuan Katica Janevën dhe ekipin e saj se kanë ardhur pa informuar me çka mund të shkaktojnë ndërhyrje në sistemin e monitorimit të komunikimit dhe aktivitetet e vazhdueshme.

Drejtori i DSK-së, Vlladimir Atanasovski tha së punonjësit e Drejtorisë kanë qenë në punë dhe kanë bashkëpunuar me PSP-në. Ndërsa sipas Çavkov, ka rreziqe të mëdha për sistemin nëse manipulohet me të dhe vjen deri te ndërprerja.

Ai informoi se PSP-ja ka kërkuar nga operatori “Ericsson”, të autorizojë PSP-në të ketë qasje në sistemin e komunikimit që është në pronësi të këtij operatori.
Ai shtoi se anëtarët e njësisë “Alfa” janë vendosur në Ministrinë e Brendshme, ndërsa në orën 14:30 janë vendosur para DSK-së.