Çavushoglu akuzon BE-në për mbështetje partisë Popullore të Kurdistanit

04.11.2016 18:11:53

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë Mevlut Çavoshoglu ka akuzuar sot shtetet e Bashkimit Evropian se po mbështesin organizatën e kurdëve që ata e konsiderojnë ekstremiste.

Çavushoglu e ka vlerësuar se është e papranueshme atë që BE-ja ka shprehur brengosje për shkak të arrestimit të deputetëve prokurdë sot në Ankara.

Me rastin e deklaratës së përfaqësueses së lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri Federica Mogherini, Çavushoglu ka thënë se shumica e anëtareve të BE-së po mbështesin fort Partinë Popullore Kurde.

“Nuk do të pranojmë leksione nga ata”, ka thënë ai ndërsa transmeton Reueters.

Mogherini sot në Twitter ka bërë të ditur se BE-ja është në kontakt me autoritetet turke me rastin e arrestimeve dhe se është  ftuar në një takim  ambasadori i  BE-së në Ankara.