Çelaj: Vetëvendosje po e frikëson drejtësinë (Video)

14.02.2017 21:53:22

Lirak Çelaj, shef i Grupit të Këshilltarëve të Partisë Demokratike të Kosovës në Kuvendin e Prishtinës, njëherit zëvendësministër i Drejtësisë, ka thënë në Tribuna Channel, se Lëvizja Vetëvendosje po frikëson drejtësinë në vend.

“Unë e kam një përshtypje që këta duke bërë linçime publike, duke qenë të pa kompromise dhe duke mbajt konferenca me emër personal prapaskenën e tyre po frikësojnë drejtësinë, sepse po merren me familjarët e tyre”, tha Çelaj.

Çelaj shtoi se ndoshta drejtësisë i vyen pak kohë për tu marrë me këto çështje sepse njëjtë si kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, ashtu edhe Shpend Ahmeti ka shkelje të procedurave dhe ligjeve.

Ai tha se shumë qytetarët dëshmojnë që i kanë korruptuar krerët udhëheqës të kryeqytetin.

“Unë po them, ka njerëz që më kanë thënë që kanë thënë që kanë jap euro për ta lëshuar lejen, por nëse ai nuk e denoncon, unë s’mund ta akuzoj atë”, tha Çelaj në emisionin “Politikë” në Tribuna Channel.