CEZ, ish-drejtori vjen në Shqipëri, Balla: Të hënën në Komision

20.01.2017 12:29:04

Ish-drejtori i “CEZ Albania”, Josef Hejsek  është thirrur në gjykatën penale për procesin gjyqësor që po zhvillohet në ngarkim të administratorit të kompanisë ‘DIA’, Kastriot Ismailaj.

Ndërsa pas gjykatës Josef Hejsek  është thirrur që të paraqitet për të dëshmuar edhe në komisionin Hetimor për cështjen CEZ, që drejtohet nga Taulant Balla.

“I kërkojmë shtetasit cek Josef Hejsek të paraqitet ditën e hënë orën 10:00 në Komisionin Hetimor Parlamentar. Hejsek është thirrur si person që ka dijeni dhe i përfshirë në cështjet nën hetim nga Komisioni“shprehet Balla.