Çfarë po ‘kurdisin’ të dorëhequrit e ‘Vetëvendosjes’

13.02.2018 15:11:04

Në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës, që u mbajt për nder të presidentit të Sllovenisë, Borut Pahor, të dorëhequrit nga Lëvizja Vetëvendosje, dukeshin mjaft të disponuar.

Visar Ymeri, Dardan Molliqaj, Aida Dërguti, Shqipe Pantina, Faton Topalli, Donika Kadaj-Bujupi, para fillimit të seancës solemne diskutonin mes vete, por nuk janë parë duke folur me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Se çfarë kanë diskutuar të pakënaqurit e “Vetëvendosjes”, kjo nuk dihet mirëpo, shihet se ata ishin në humor të mirë.

Për më shumë, shikoni fotografitë e mëposhtme: 

 

Image

Image

Image

Image

Image