Chelsea, 120 milionë euro për tri përforcime

02.02.2017 11:57:04

Chelsea ka përgatitur 120 milionë euro për të bërë tre nënshkrime në merkaton e verës dhe në këtë mënyrë të sigurojë një ekip cilësor për sezonin e ardhshëm. I pari në listë është Alvaro Morata.

Siç është raportuar nga “Mirror”, dy të tjerët mendohet se janë Moussa Dembele dhe Virgil van Dijk. Roman Abramovich është i gatshëm ta mbështesë në këtë drejtim trajnerin Conte, me një fond të madh shpenzimesh. Manjati rus ka besim të madh te trajneri italian, pas rezultateve të mira të tij me blutë e Londrës deri më tani. Chelsea kryeson Premier League me nëntë pikë përpara Tottenham.Antonio Conte është i gatshëm të luftojë për të marrë nga Morata, të cilin e njeh mirë nga koha e përbashkët te Juventusi. Sulmuesi aktual i Real Madridit shihet si një zëvendësim ideal për Diego Costa, pasi blutë do të lënë në fuqi kontratën aktuale me spanjollo-brazilianin, që është tunduar nga milionat e Kinës. Basti tjetër i madh i Conte është Moussa Dembele. Klubi londinez ka përgatitur një ofertë të madhe për të marrë një sulmues të ri, vetëm 21 vjeç. Ai është duke spikatur te Celtic Glasgou dhe në verë do të jetë një prioritet për Chelsea. Së fundi, Virgil van Dijk do të jetë nënshkrimi i tretë. Qendra e Southampton është një tjetër prioritet. 25 vjeç, 1.93 metra i gjatë, futbollisti në fjalë luan me kombëtaren e Holandës dhe është një nga mbrojtësit më të vlerësuar të kontinentit të vjetër.