Chelsea iu rikthehet fitoreve

14.01.2017 20:32:14

Chelsea e ka mposhtur 3:0 Leicester Cityn

Chelsea u është rikthyer fitoreve në Premierligë, pas humbjes prej 2:0 nga Tottenham. “Blutë e Londrës” mposhtë 3:0 kampionin Leicester Cityn, transmeton Gazeta Express.

Golat për ekipin e Contes i shënuan Marcos Alonso (6’ dhe 51’) si dhe Pedro Rodriguez (71’).

Pas kësaj fitore, Chelsea ka shkuar në kuotën e 52 pikëve, shtatë më shumë se Tottenhami.