Çifti humbi jetën nga koronavirusi, mesazhi prekës i djalit për prindërit

12.03.2020 12:06:52

Një çift italian që jetuan në martesë për 60 vjet vdiqën vetëm dy orë nga njëri-tjetri të martën, pasi ishin prekur nga koronavirusi. Severa Belotti, 82 vjeç dhe Luigi Carrara, 86 vjeç, jetuan në qytetin Albino, në provincën veriore të Bergamos. Djali i tyre, Luca Carrara, i ka mbetur merak se ata vdiqën vetëm’ pasi ai nuk ishte në gjendje t’i përqafonte ata per te fundit here.

Ai i tha një gazete lokale, raporton Daily Mail se çifti kaloi tetë ditë i mbyllur në shtëpi me ethe, temperature 39 gradë, pa ndihmë mjekësore. Luigi, babai, u dërgua në spitalin e Bergamos të Shtunën dhe nëna e tij u pranua në të njëjtin institucion të Dielën.

Njëri vdiq në 9.15 të mëngjesit dhe tjetri në 11:00, më pak se dy orë larg. Luca i tha gazetës Corriere della Sera se ata ‘vdiqën vetëm’ në institucion pasi ai nuk ishte në gjendje t’u thoshte lamtumirë.

Ai shtoi: ‘Të dashurit e tu qëndrojnë vetëm dhe ti nuk mund te besh asgje, as ti perqafosh”. Djali me pas shkroi një mesazh prekës në mediat sociale, si lamtumire te fundit per prinderit: ‘Përshëndetje mami dhe babi, ky virus i keq ju bëri që të largoheni në të njëjtën ditë, a do të vazhdoni të grindeni atje lart? Unë mendoj kështu, por më pas gjithçka përfundon në një përqafim”.