Cikël poezish nga Shukrije Gashi

22.04.2020 14:42:13

EPITAF PËR MIKUN TIM POET

(21.07.2012)

– Ali Podrimjes
Kur pushon zemra e poetit
Dielli nuk ngroh më por përcëllon
Atdheut i tkurren dhe thahen damarët
nga dhembja
Kot mundohem të thurë pikëllimin për TY
fjalët më kanë humbur
Një lumë lotësh më shpie tutje viteve të ikura
me ngut shfletoj përmbledhjet Tua
Një profeci delli poetik kryeneç s’më shqitet dot nga mendja
Poeti nuk ka moshë
është vetë Atdheu
“Erërat e fjetura me shekuj”
zgjuar në vargje
“Lum Lumi”
REQUIEM
Ja iku edhe një ditë e trishtë pikëllimi
Tash i qetuar Poeti fle në tokën e Ashtit ende të Pëlcitur
O zot sa rrallë i takojmë ata që i duam shumë…

ETJE QË NUK SHUHET KURRË

(27.07.2012)
O zot ç’t’i them tundimit sot
Në gushë m’ngjeth trishtimi për etjen që nuk shuhet kurrë
Akullnajë lotësh m’është lidhur nyje në grykë
As zëri bëhet i gjallë t’ma shplaj pikëllimin
Bukuri e Dhëmbjes të njohë që moti
Je Hija Ime qe s’trembesh kurrë
më merr në përqafim tutje shpirtit tim rebel
Shpejto Dielli paska ka perënduar
kam mall për Nënën
më çmendi tundimi për te…

NJERËZIT E MI

(1 qershor 2012)
Miq mos ma vidhni dhimbjen sonte
e kam të shenjtë e dua vetëm për vete
Pikëllimin e vetmisë e ndaj vetëm
me egozimin tim idhnak,
Njerëzit e Mi janë dhimbja ime e bukur
Kur ofshamë e trishtë grishë vullkanin
e kujtimeve të pafjetura në mua
ATA trokasin në derë dhe përvidhen
rrufeshëm në dritaret hapur
të shpirtit tim rebel
E di kërkojnë mallin e përqafimit
mbetur peng
Me sy qiparisi trandin etjen peshë
për të shtërnguar duartë me ta sërsh
Miq mos ma vidhni dhimbjen
e vetmisë shekull as nesër
Në asnjë kohë nuk ua fal
dhimbjen time për Njerzit e Mi
Nën çiparisë vetëm kurmi u qetua me tokën
Ata janë me mua përjetësisht në përqafim
Ecjet e mia autentike
janë gjurmët që ATA lanë pas…

NOKTURNO PER DJE

Ah, kur të ikim një ditë nga kjo botë
Lamtumirën t’ua lëm miqëve pa pendesë
Sa e bukur do të jetë përshëndetja:
“Të qoftë i lehtë dheu..!”
Dhe kalimi tej pragut tjetër qetë, qetë…

PO ERDHE AS MOS TROKITË

(N. Berishës)
(23.07.2011)
Në krahët e së djeshmes dritaren
e lash t’ hapur për Ty dhembje
Kur Ti ike ikën dhe zogjët
Aroma e përqafimit tënd mbeti në nuhatje si dje
Pikëllimit derën as nesër ia mbylla
Po erdhe as mos trokitë
malli do ta trembë heshtjen
Bukurinë e vetmisë do ta rrënojmë
me një gotë verë dolli
për qiellin tonë të vrarë edhe sot
O zot sa shumë më mungonë
më thuaj si ta shkruaj këtë harrimin
Zezona e Kalit të Trojës ka marr
rrugë sërish tek Sheshi i shtatoreve
prajshëm hingëllinë
pas shpinës së Gjergjit
kam frikë thembra e Akilit pikon gjak…