Më pas Rama është treguar tolerant për t’i lënë Bashës kohën e nevojshme për të kapërdirë zhgënjimin për mosarritjen e fitores, por ai ka treguar një vullnet të qartë për të vazhduar frymën e marrëveshjes së 18 majit. ”Besoj edhe sot se marveshja me kryetarin e PD nuk duhet të fashitet për tu bashkuar për interest e Shqipërisë në rrugën për europën që duam” ka thënë ai duke shtuar me ton solemn: “Dua ta falenderoj Lulzim Bashën se në 18 maj vuri Shqipërinë të parën”.
Pra gjatë gjithë fjalimit të tij u vunë re tonet e qarta të pajtimit, të kryeministrit që ka forcën të ngrihet mbi interesin e tij të ngushtë politik dhe të vazhdimit të bashkëpunimit me opozitën.
E gjitha kjo edhe mund të jetë një “zemërgjërësi” e zakonshme e një njeriu në pikun e triumfit të vet. Por me shumë gjasë kjo mund të jetë një strategji e menduar mirë, e paqtimit të situatës për zbutjen e gjakrave që i hapin rrugën një bashkëpunimi me Bashën, nga ai për emërimet në disa institucione të rëndësishme shtetërore e deri tek ai i një koalicioni të mundshëm të madh.
Pra një gjë është e qartë, duket se Rama i ka çuar rivalit të tij të mundur sinjale të prekshme se ai kërkon ta ruajë frymën e natës së tyre të 19 majit.






































