Çitaku reagon ndaj deklaratave të ministrave serbë, kritikon ndërkombëtarët

03.10.2020 20:51:25

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku ka reaguar ndaj deklaratave të ministrave serbë për viktimat kosovare të luftës.

Çitaku përmes një reagimi në Facebook, ka thënë se ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq po i kërcënon serbët që janë të gatshëm të japin informacione për varrezat masive në Serbi.

Ndërsa ka kritikuar ashpër ndërkombëtarët për mosreagimin e tyre.

Postimi i plotë:

Fillimisht, ministri i Jashtëm i Serbisë kërcënon publikisht serbët të cilët janë të gatshëm të ndajnë informacione rreth vendndodhjeve të varreve masive në Serbi

Pastaj, Ministri i Mbrojtjes i Serbisë përdor një gjuhë nënçmuese ndaj shqiptarëve në një deklaratë zyrtare

Mbi 1000 shqiptarë janë zhdukur që nga përfundimi i luftës në ‘99.

Heshtja e bashkësisë ndërkombëtare është shurdhuese.