Çitaku: Rusia sërish po e përdor makinerinë e saj për ta shtrembëruar të vërtetën

29.05.2019 21:15:12

Ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku flour për arrestimin e shtetasit rus në veri të Kosovës.

Çitaku ka thënë se Rusia edhe njëherë po e përdor makinerinë e saj për ta shtrembëruar të vërtetën.

Në një postim në Facebook, Çitaku e ka quajtur të turpshëm veprimin e shtetasit rus në veri, përcjell lajmi.net.

“Pra, shteti rus sërish po e përdor makinerinë e saj për ta shtrembëruar të vërtetën. Një anëtar (rus) i misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë përdori një automjet zyrtar për të sabotuar një operacion të policisë së Kosovës kundër grupeve kriminale në Kosovë duke u bashkuar me bandat e dhunshme në krijimin e postblloqeve. Turp”, ka shkruar Çitaku.