Çka fshihet mbrapa idesë që në një pako të përfshihen Ushtria, Demarkacioni dhe Asociacioni?

28.03.2017 17:29:30

Nga Rexhep Kastrati

Nuk është hera e parë që po përmendet idea që të përfshihen në një pako Ushtria, Demarkacioni dhe Asociacioni, pasi që edhe më parë si shkarazi është përmendur kjo ide. Kjo ide ka dalë, edhe pse të tria këto janë çështje të ndryshme që kanë veçoritë e tyre dhe të cilat nuk kanë bazë të njëjtë ligjore dhe kushtetuese, e as nuk kanë as origjinë të njëjtë apo të përafërt.

Çështja e Ushtrisë është çështje që i përket ontologjisë së një shteti, çështja e Demarkacionit është çështje gnoseologjisë së një shteti, kurse çështja e Asociacionit është çështje e socoiologjisë së një shteti. Kjo do të thotë se çështja e Ushtrisë është çështje e qeniesimit të një shteti. Çdo shtet ka ushtrinë e tij, që më shumë sesa demonstrim force, është çështje e tërësisë së qeniesimit të shtetit. Pra, ushtria është një e drejtë natyrore, lgjore e kushtetuese e një shteti, dhe si e tillë nënkuptohet me vetë funksionimit e tij si shtet.

Çështja e Demarkacionit është çështje e njohjes së shtetit dhe e kufjve të tij si kufij ndërkombëtarë. Në aspektin e njohjeve dhe pozicionimit të shtetit në kontekstin territorial, rajonal dhe ndërkombëtar, Demarkacioni është çështje që përcakton edhe njohjen nga shteti me të cilin bëhet demarkimi i kufirit, e më tej edhe njohjen e atyre kufijve si kufij ndërkombëtarë, edhe nga institucione ndërkombëtare.

Çështja e Asocicionit është çështje e trajtimit shoqëror, përkatësisht e vullnetit, apo obligimit që një shtet ka për të trajtuar në mënyrë të veçantë një pjesë së shoqërisë së atij shteti, e që është trajtim i veçantë në aspektin politik, etnik, fetar, apo edhe kulturor. Në terminologjinë që ka të bëjë me shtetin tonë, kjo po kosnderohet diskriminim pozitiv.

Pra, çështja e Ushtrisë dhe e Demarkacionit janë çështje universale për çdo shtet që nënkuptohen nga vetë statusi i tij si shtet, kurse çështja e Asociacionit është çështje specifike për Kosovën, apo edhe për shtete të caktuara që lidhet me vullnetin apo obligimin shkakësor të ekzistencës së tij, e që në rastin e Kosovës ka të bëjë me garanci shtesë për një komunitet që ka të bëjë me pozitën e tij në shtet, dhe si e tillë është çështje që në ontologjinë e shtetit përfshihet si çështje marrëveshjeje, e jo çështje universale.

Kjo më tej do të thotë: Ushtria dhe Demarkacioni janë domososhmëri që burojnë nga vetë qenësia e një eniteti politiko-territorial si shtet, kurse Asociacioni është marrëdhënie kontraktuale. Ushtrinë dhe Demrakacionin duhet realizuar si e drejtë dhe si detyrim substancial, Asociacioni është i realizueshëm vetëm nëse ka vullnet të dyashëm për t’u bërë ky. Pra, Asociacioni mund të themelohet, por edhe mund të mos themelohet, por Ushtria dhe Demarkacioni duhet të bëhen. Nëse ta zëmë serbët nuk e duan Asociacionin siç e thotë Marrëveshja e 25 gushtit 2015 që buron nga ligji për ratifikimin e marrëveshjes së 19 prillit 2013, dhe në bazë të vërejtjeve të Gjykatës Kushtetuese, atëherë Asociacioni edhe mund të mos themelohet. Kurse pavarësisht nga kjo, Ushtria dhe Demarkacioni duhet të bëhen.

Dhe këtu ka vullnete dhe qëndrime të ndryshme, të cilat varen dhe bazohen në përcaktime kushtetuese, ligjore dhe të vullneteve e interesave politike të palëve të ndryshme. Derisa rreth Ushtrisë ka një konsensus më të gjerë, pasi që për të janë dakord partitë shqiptare dhe ato të pakicave joserbe, te demarkacioni nuk ka konsensus as brnda partive shqiptare dhe as brenda komunitetit serb, kurse për Asociacionin ka kundërthënie dhe qëndrime të ndryshme edhe në partitë shqiptare.

Në këtë kuptim, futja në një pako të të trija këtyre çështjeve, në shikim të parë mund të kuptohet si një mënyrë për të krijuar një konsensus të gjerë në logjikën e pazareve: serbët të japin konsensusin për Demarkacionin, e shqiptarët për Asociacionin, kurse serbët të kushtëzohen me Ushtrinë, për Asociacionin. Dhe kjo logjikë pazari është një logjikë që mund ta ketë bazën në pazaret eventuale të vitit 2013-2014, kohë kur diskutohej çështja e transformimit të FSK-së në FA. Është kështu për faktin se kjo mënyrë e futjes në një pako, tregon se edhe më 2014 mund të ketë qenë në një pako çështja e Ushtrisë dhe e një “Republika Srpska”, sipas të cilës serbët japin konsensusin për Ushtrinë, kurse shqiptarët duhej të jepnin konsensusin për një batalion apo brigadë serbe, pra për një ushtri serbe, kompetenca ekzekutive edhe në fushën e mbrojtjes për Asociacionin, si dhe vazhdimin e vendeve të rezervuara, dhe kështu për të krijuar një “Republika Srpka”.

Dhe ky mund të ketë qenë pazari i Hahsim Thaçi që e ka rrëzuar nga pushteti. Së këndejmi edhe përpjekja për të futur në një pako këto tri çështje, mund të kuptohet një mënyrë për të futur në rend dite këto pazare të hershme. Prandaj, ehde burimin e kësaj ideje duhet kërkuar pikërisht te pazaret eventuale që mund të jenë bërë më 2014, dhe nga palët që kanë bërë pazare të tilla. Në këtë kuptim, mund të konsiderohet i drejtë qëndrimi i Qeverisë për të mos i futur në një pako këto tri çështje, zgjidhjen e të cilave duhet kërkuar me rrugë politike, të dialogut dhe të bashkërendimit të plotë me aleatët tanë strategjikë euro-atlantik në krye me SHBA-të, dhe jo në mënyra dhe forma të njëanshme, pa u bashkërenduar me aleatët tanë strategjikë dhe me vetë institucionet e Kosovës.