Çka po ndodh në Istog? A po ofrohen para për vota për Gani Dreshaj?

Një qytetar nga Istogu ka bërë publike në profilin e tij në facebook një bisedë ndërmjet tij dhe Adnan Sinalko, e të cilën bisedë më pastaj e ka fshirë, pa dhënë ndonjë arye se përse e ka bërë këtë.

Pavarësisht se kjo bisedë është fshirë, megjithatë në rrejte sociale, sidomos në facebook, ka shumë ripostime nga të tjerë persona, duke mos u përgënjeshtruar nga askush nga shtabi i z. Gani Dreshaj.

Në këtë bisedë, Adnan Sinalko, e fton bashkëbiseduesin e tij që të shkojë në zyrë te Ademi dhe të marrë 100 euro në këmbim të votave për kandidatin Gani Dreshaj.

Është për të theksuar se, edhe pse e fshirë, kjo ofertë për para në këmbim të votave, dëshmon për mekanizmin e blerjes së votave në zgjedhjet në Kosovë, e që është një alarm pë ndërgjegjen qytetare në radhë të parë, por edhe për neglizhencën e institucioneve përkatëse lidhur me këtë dukuri.

Kjo ofertë, në fakt, pason edhe një retorikë shumë agresive ndaj z. Haki Rugova. kryetarit aktual dhe kandidat për kryetar komune në Istog, e cila retorikë kishte përshkallëzuar në sharje, ofendime etj.