Çlirohen zonat e pasura me naftë të qytetit Mosul në Irak

23.08.2016 20:43:53

Ushtria dhe forcat popullore të Irakut kanë çliruar disa zona të pasura me naftë të qytetit Mosul që më herët mbaheshin të pushtuar nga terroristët e ISIS.

Sabad Neman, zëdhënës i forcave të luftë skundër terrorizmit në Irak ka thënë se forcat e ushtrisë dhe ato popullore në kuadër të avancimeve në jug të qytetit Mosul, kanë çliruar 6 puse me naftë të këtij qyteti. Neman ndër të tjera shtoi se këto forca në operacionet e tyre për tu futur në qendër të rajonit Giare kanë vrarë me dhjetëra terroristë të ISIS dhe kanë shkatërruar autobombat e vendosura prej tyre.

Në të njëjtën kohë disa burime të sigurimit të Irakut njoftuan për çlirimin e qytetit Giare nga prania e terroristëve të ISIS. Operacioni për çlirimin e këtij qyteti ka nisur sot edhe pse thuhet se disa pjesëtarë të ISIS janë fshehur në fshatrat përreth. Forcat irakiane mbi godinën e spitalit shtetëror të qytetit Giare kanë ngritur flamurin e Irakut. Një tjetër lajm nga Iraku bën të ditur se nga shpërthimi i dy bombave në veri dhe jug të Bagdadit kryeqytet i Irakut të paktën 2 persona kanë humbur jetën dhe 8 të tjerë janë plagosur.