Çmenduria e shoferit në Lushnje, rrezikon jetën e kalimtarëve, pastaj bën sherr me policët

11.12.2016 09:18:22

Një persona është vënë në pranga nga efektivët e policisë së Lushnjes, pasi ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë, si dhe ka lëvizur në kundërvajtje me makinën e tij.

Burime zyrtare nga policia bëjnë sot me dije se, në pranga është vënë: Daniel Metushi, 39-vjeç, banues në lagjen “Kongresi” Lushnje.

Në pedonalen para Bashkisë Lushnje, duke drejtuar mjetin autoveturë tip “BENZ”, me targë AA 714 OP, në kundërvajtje, duke rrezikuar jetën e kalimtarëve, ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e patrullës së përgjithshme gjatë shoqërimit, shtojnë të njëjtat burime.