Conte: Premier League, e pakrahasueshme me të tjerët

22.11.2016 12:05:40

Antonio Contes i mjaftoi vetëm një muaj kohë për fituar besimin e drejtuesve dhe të tifozëve të Chelseat. Një nga trajner pranë shkarkimit, italiani tashmë konsiderohet idhull në “Stamford Bridge” falë gjashtë fitoreve radhazi që e ngjitën skuadrën e tij në krye të Premier League. Në një intervistë të gjatë për mediat italiane, 47-vjecari foli për momentin e tij të artë te Chelsea.

“Jam shumë i kënaqur, vecanërisht për futbollistët e mi. Vendimi i parë është vetëm një shpërblim për punën e madhe që kemi bërë deri më sot, por edhe një demonstrim se jemi në rrugën e duhur. Por nuk duhet të harrojmë se një muaj më parë situata ishte ndryshe. Në garë për titullin në Premier League janë 6 skuadra dhe vetëm njëra do ta fitojë. Mendoj se ky kampionat është ndër më të vështirët në të gjithë historinë e Premier Leagues. Të rivalizosh njëkohësisht me Arsenal, Liverpool, Manchester City, Tottenham e Manchester United nuk është gjë e thjeshtë. Nuk besoj se ekziston ndonjë kampionat tjetër në nivelin e Premier Leagues.”

Nga Chelsea, te Juventusi, skuadër më të cilën Conte ka dominuar për disa sezone në Serinë A.

“Kur je skuadra e tetë me paga më të larta në futbollin botëror, duhet të pretendosh përtej futbollit italian. Besoj se janë bërë investime të rëndësishme dhe kur ke një organikë të tillë duhet të kesh objektiva madhorë, sikurse është Championsi. Pastaj nëse rivatë të japin mundësi të blesh Pjanic dhe Higuainin, gjithcka bëhet më e lehtë.”

Periudha e kaluar në krye të Kombëtares trajneri italian e kujton me shumë keqardhje.

“Ato gabime të mallkuara ndaj Gjermanisë në momentin e goditjeve të 11-metërshave janë pengu im i madh. Nëse do t’i kishim eliminuar gjermanët, me siguri do të ishim në finale. Ajo skuadër ishte fantastike, e bashkuar në planin fizik dhe psikologjik.”

Conte është i sigurtë se një ditë të do të rikthehet në futbollin italian, por për momentin po shijon të tashmen te Cheslea, një realitet të ri plot
ëndrra që nuk duhet kur do të përfundojë.