Covid-19 infekton gjykatat në vend.Një punonjës i Gjykatës së Lartë ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Ky lajm konfirmohet nga vetë ky institucion.
Pavarësisht kësaj, sipas burimeve, puna në Gjykatë do të vijojë duke respektuar protokollet e sigurisë. Ndërkohë më herët, një gjyqtar i Gjykatës së Apelit në Tiranë rezultoi pozitiv me koronavirus dhe për këtë arsye Gjykata vendosi të punojë me orar të reduktuar.
Gjithashtu, edhe 3 gjyqtarë në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar janë infektuar me Covid-19.
Gjatë 24 orëve të fundit në vend u regjistruan 117 raste pozitive Covid, 41 prej tyre në Tiranë. Po kështu ndërruan jetë dy pacientë, një 70-vjeçare nga Tirana dhe një pacient 66-vjeçar nga Shkodra, me sëmundje bashkëshoqëruse.








































