COVID-19 vret më shumë meshkuj, por pasojat më të rënda i vuajnë femrat

24.05.2020 21:08:06
A women's rights activist protests against a draft legislation that would ban the abortion of foetuses with congenital birth defects, in front of the parliament building in Warsaw, on April 16, 2020. - Dozens of women's rights activists formed a queue at a shop in front of the parliament building as public gathering and demonstrations are forbiden due to the novel coronavirus pandemic. Poland's parliament is expected to debate fresh efforts to further tighten what is already one of Europe's most restrictive abortion laws. (Photo by Wojtek RADWANSKI / AFP) (Photo by WOJTEK RADWANSKI/AFP via Getty Images)

Koronavirusi i ri duket se shkakton më shumë vdekje te meshkujt. Por në shumë mënyra të tjera, janë femrat ato të cilat po mbajnë peshën më të madhe të kësaj pandemie.

Dhuna në familje është rritur, shërbimet në planifikimin familjar janë më të vështira për t’u arritur, ndërkohë që ka edhe një disproporcion sa i përket impaktit ekonomik mes dy gjinive, me fermat që e kanë pësuar më shumë.

Edhe epidemitë e mëparshme si Ebola apo Zika kanë rezultuar si mjaft të dëmshme për gratë dhe vajzat në krahinat më të prekura. Tani e njëjta gjë po ndodh globalisht.

Meshkujt e pësojnë kur infektohen nga COVID-19, por kur bëhet fjalë për impaktin dytësor, janë femrat ato që dëmtohen më shumë.

Pandemia ka bërë që të përkeqësohet pabarazia mes gjinive, shëndeti i femrave, statusi i tyre ekonomik e të drejtat.

Por ndërsa koronavirusi përhapet, dëmtimi i femrave kalon në plan të dytë.