Cramon: Mocioni i mosbesimit i LDK-së, katastrofik për Kosovën dhe rajonin

19.03.2020 12:32:11

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian ka paralajmëruar fatkeqësi për tërë rajonin, nëse në Kosovë iniciohet mocioni për mosbesimin e qeverisë.

Përmes një postimi në Twitter, ajo ka thënë se nëse LDK-ja paraqet mocion mosbesimi ndaj Qeverisë, pjesë e së cilës është, atëherë një gjë e tillë do të nënkuptonte katastrofë

“Nëse LDK-ja paraqet mocion mosbesimi ndaj Qeverisë, pjesë e së cilës është, atëherë një gjë e tillë do të nënkuptonte katstrofë, jo vetëm për Kosovën, por edhe rajonin”, ka shkruar Cramon, përcjell lajmi.net.

 

Ndryshe, Lidhja Demokratike e Kosovës mbrëmë, pas mbledhjes së kryesisë, ka paralajmëruar mocionin e mosbesimit për Qeverinë Kurti.

Ky vendim i LDK-së erdhi pas shkarkimit të Agim Veliut nga posti i ministrit të Punëve të Brendshme.