Nga Rexhep Kastrati
Çun Lajçi qenka takuar rastësisht, siç thotë vetë, me Hashim Thaçin, por për çudi rastësisht paska qëlluar edhe Pal Lekaj dhe paskan bërë muhabet!
Dhe Çuni pehlivani që e dredhë dhe e zhdredhë sipas interesit, dhe heroizon edhe kur luan filma serbisht, edhe kur shqip flet e reciton pallavra, me pafytyrësinë më të madhe dhe me krenari i serviloset Hashimit duke i thënë madje “Mos i beso Isës as lakmiçarve i thashë, se toka nuk shitet.”, edhe pse vetë Hashimi ia kujton se ai ka nënshkruar marrëveshjen për demarkacion me Malin i Zi.
Marrja e zezë e Çunit bëhet edhe më e madhe kur sikur harron se negociatat për demarkacionin me Malin e Zi janë zhvilluar në kohën kur Hashim Thaçi ishte kryeministër, dhe në pikëpamje politike i ka udhëheqë po vetë Hashim Thaçi, kurse në aspektin teknik i ka udhëheqë Komisioni i udhëhequr nga Murat Meha. E Isa dhe LDK atëherë kanë qenë në opozitë. Kurse as Çuni e as pehlivanët tjerë gojën nuk e kanë çelë për të thënë qoftë një fjalë dhe po të vazhdonte të ishte Hashim Thaçi kryeministër, edhe sot e gjithë ditën nuk do të kishin çelë gojën, sikurse për të gjitha marrëveshjet dhe pazaret tjera që i ka bërë që nga viti 1998 e këndej.
Dhe Çuni edhe pse do të ketë lavdinë e krenarinë e drelajve dhe të rugovasve, megjithatë është sjellë as si drelas as si rugovas, por si një lajkatar dhe një dilinxhi. Drelasit dhe në përgjithësi rugovasit janë burra, janë njerëz të urtë, të sinqertë, trima.
Një drelas apo në përgjithësi një rugovas i kish thënë në sy Hashim Thaçit: rugovasit nuk janë të pafytyrë si ti! Negocove me vite demarkacionin me Malin e Zi dhe në fund nënshkrove marrëveshje dhe nuk dole një herë në terren të shohësh gjendjen!
Kryeministri Mustafa për një kohë të shkurtër ka qenë dhe është ulur ballë për ballë me rugovas dhe ka pritur edhe në zyrën e tij. Dhe në çdo rast që një vjet e gjysëm është duke thënë se marrëveshja duhet të ratifikohet se tashmë është obligim ndërkombëtar dhe me klauzolën se në çdo kohë kur të dalin dëshmi të sakta se mund të ketë arsye për rishikim kufiri, të bëhet kjo. Dhe këtë obligim ndërkombëtar as rugovasit, as Kosova nuk e kanë nga Isa Mustafa, por nga Hashim Thaçi.
Por Çuni që duket se me atë zonë tashmë e lidh vetëm interesi, nuk e ka fare problem se pse rren dhe lajkatohet si një llaskuc. Dhe atë në takim me vetë Hashim Thaçin dhe me Pal Lekajn.






































