Daçiq: Dëshirojnë ta dobësojnë Serbinë, ky është synimi i tyre për Kosovën

08.01.2019 14:38:19

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq është ankuar se masat kundër Serbisë kanë për synim dobësimin e tyre.

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq është ankuar se masat kundër Serbisë, si dhe retorika e shpenzuar që vjen nga regjioni në periudhën e fundit ka për synim dobësimin e Serbisë.

Sipas tij, ky është presion i vazhdueshëm ndaj Serbisë për ta njohur Kosovën e ndoshta edhe ri definimin e Bosnjës e Hercegovinës, shkruan “Tanjug”, përcjell lajmi.net.

“Ndoshta mendohet edhe për ndryshimin e Kushtetutës, marrëveshjes së Dejtonit”, deklaroi Daçiq për disa tendenca gjeopolitike të lidhura me të ardhmen e rajonit.

“Dëshirojnë ta dobësojnë Serbinë, me synim kryesor që Kosova të jetë shtet i pavarur”, u shpreh ai.