Daçiq Maqedonisë: Për Serbinë ”Kosova Republikë” oshtë ofenduese

20.01.2017 17:54:21

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, ka vazhduar me provokimet e tij ndaj Maqedonisë. Ai ka deklaruar sot se për Serbinë është fyes përdorimi i termit ”Repuvlika e Kosovës”.

Kjo vjen pas kërkesës së Ministrisë së punëve tëe jashtme të Maqedonisë që Serbia të mos përdorë akronimin IRJM, pasi që sipas MPJ-së, është ofendues.

Për ”Veçernje Novosti” Daçiq ka thënë se Serbia kërkon marrëdhënie korrekte dhe nëse Maqedonia ka rreaguar për një fletë pagese në autostradë, atëherë çfarë duhet të bëjë Serbia për njohjen e Kosovës nga ata dhe për votimin në UNESCO.

”Ne kërkojmë marrëdhënie korrekte dypalëshe. Nëse tashmë protestonë për shkak të një faturë për pikë pagesë, çfarë duhet të bëjmë ne për shkak të njohjes së tyre të Kosovës dhe votimit në UNESCO”, shprehet Daçiq.

Ai gjithashtu pyet se përse Maqedonia nuk i braktis OKB-në, Këshillin e Evropës, OSBE-në dhe takimet me BE-në, ku figuron me referencën IRJM.